Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Presidentin e Konfederatës Zvicerane Ueli Maurer, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Thaçi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
“Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi
Presidenti Maurer u shpreh se Zvicra vazhdon të përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Komuniteti kosovaro-zviceran është urë lidhëse në mes nesh”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...