Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se qëllimi PDK-së është dialogu me Serbinë i cili do t’i shërbej Kosovës për anëtarësim në OKB.
“Sa i përket taksës vëmendja krejtësisht po është te Kosova jo te pala tjetër që vazhdimit bën përpjekje për ta tërheqë Kosovën nga organizatat ndërkombëtare. Serbia nuk ka bërë veprime vetëm pas taksës. Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i ekuilibruar që të hapet rruga e perspektivës së fqinjësisë së mirë”, ka thënë Hamza njofton Klan Kosova.
“Serbia ka humb një treg në aspektin ekonomik. Po dëgjoj se bëhet fjalë për 400 milionë euro humbje, por ju ka shkaktuar humbje të tregut, sepse për ato produkte ka mundur të gjejë treg tjetër”.
“Disa kompani ka mundur të kenë ndonjë përfitim, por disa tjera kosto më të lartë për furnizim. Në aspektin e të hyrave buxhetore nuk kanë pasë ndikim të madh. Taksa e ka pasë më shumë aspektin politik shtetëror sesa që mund të shihet ndonjë efekt i taksës sepse ka pasë mundësi për treg në vendet tjera”.
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...