Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi për formimin e një komiteti kushtetues për Sirinë, i cili do të përfshijë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.
Komiteti do të “ndërmjetësohet nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë”, u tha Guterres gazetarëve, duke shtuar se ai do të mblidhet në javët e ardhshme.
Ai tha se beson fuqishëm se ky komitet, i organizuar dhe udhëhequr nga Siria, mund të jetë fillimi i zgjidhjes së konfliktit mbi tetëvjeçar në Siri.
Bëhet e ditur se komiteti do të përfshijë 150 anëtarë: një e treta do të zgjidhet nga regjimi sirian, një e treta nga opozita dhe pjesa tjetër nga Kombet e Bashkuara.
Procesi për një kushtetutë të re të Sirisë dhe për formimin e komitetit ka nisur në një konferencë në Rusi në janar të vitit 2018.
Pajtimi për listën e anëtarëve ka marrë gati 20 muaj kohë.
Mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që nga fillimi i luftës civile në Siri, në mars të vitit 2011.
Lufta ka shpërthyer pas protestave kundër sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Rusia dhe Irani i kanë ofruar mbështetje të madhe Assadit gjatë gjithë luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele./rel/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend