Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë rrënuar shtëpinë në të cilën ai dhe familja e tij kishin jetuar për më shumë se 40 vite.
Mustafa, derisa ka shpërndarë disa fotografi të shtëpisë në të cilin kishin jetuar dikur, e që e kanë rrënuar sot, ka shkruar se në atë truall kishin jetuar që nga viti 1956.
“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vitë, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla.
Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan”, ka shkruar ai.

S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...