Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka dënuar lajmet e publikuara mbrëmë në disa media që paralajmërronin një tërmet në mesnatë. Numri dy i qeverisë tha se këto lajme të rreme të prodhuara nga një rrjet kriminal shkaktuan kaos e panik, dhe nuk do të tolerohen nga përgjegjësia ligjore.
Tërmetin e vërtetë e shkaktuan portalet.
Qeveria i ka vënë në vijë punët për përballimin e dëmeve të tërmetit, por tashmë është koha për tu fokusuar tek përgjegjësit.
Ish gazetari, Erjon Braçe, që tani shërben si numri dy i qeverisë, i konsideron lajmet në disa media online, që parashikonin të dielën në mbrëmje një tërmet të fortë, si veprime kriminale.
Qeveria ju tregon pasojat e lajmit të rremë, atyre që shkruan lajmin, duke ju kujtuar se nuk ka falje.
Në fund, zëvendëskryeministri thotë se fuqia e ndëshkimit të ligjit, do të jetë e njëjtë me atë të tërmetit. /ABC News Albania 24/7
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...