Gjenerata e parë e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës tani oficerë, kremtuan 10 vjetorin e diplomimit.
Me këtë rast Komandanti i Forcës së Sigurisë, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, në fjalimin e rastit tha se FSK ka arritur ta zhvilloj sistemin e rekrutimit.
“Forca e Sigurisë e Kosovës me sukses ka arritur të zhvillojë sistem të rekrutimit, shkollimit dhe trajnimit të kuadrove të reja dhe se pikërisht sistemi i tillë serioz dhe i përkushtuar ka bërë që FSK-ja sot të krenohet me oficerët e rinj, si garantuese e vazhdimësisë së suksesshme të institucionit tonë. Qendra për Studime Universitare e FSK-së së shpejti do të jetë ndërkombëtare, ku do të kenë mundësi të shkollohen edhe kadetë nga shtetet mike dhe partnere”, tha Rama.
Gjithashtu edhe gjeneral Irfete Spahiu i përgëzoi oficerët e FSK-së, të diplomuar para dhjetë vitesh si dhe të gjithë oficerët e rinj të diplomuar më pas, duke i porositur që të vazhdojnë të shërbejnë me nder, zell e përkushtim, ashtu siç edhe janë përgatitur dhe zotuar gjatë shkollimit të tyre.
Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe ish-komandanti i QSU-së Valon Ahmeti, njëri nga oficerët e parë të diplomuar në SHBA dhe ideator i atëhershëm për ngritjen e Qendrës për shkollimin e kadetëve për shërbim, atëherë si oficerë në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, e pas vitit 2009 në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjatë kësaj ceremonie, u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër me disa momentet sfiduese të kadetëve, gjatë katër viteve të studimit në këtë Akademi, të cilat kanë ngelur ende në kujtesë të kadetëve të kësaj gjenerate.
Në nderim të shkollës së QSU-së, kadetët kanë planifikuar të realizojnë “Javën e QSU-së” , e cila do të shënohet me ceremoni dhe aktivitete të shumta që do realizohen gjatë kësaj javë.
Hapja e kësaj jave u bë sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u mbajt ceremonia kryesore e këtij manifestimi, në të cilën të pranishëm ishin krerët e lartë të FSK-së si dhe mysafirë specialë, që kishin ardhur t’i nderojnë kadetët e Gjeneratës së parë dhe QSU-në në përgjithësi.
Më pas, të gjithë së bashku mbollën fidanë para Objektit të ri të Qendrës për Studimeve Universitare, në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë oficerët që kanë dalë dhe për ata që janë duke dalë nga kjo qendër.
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...