Në tregun e këmbimit valutor vendas, në fillim të javës së fundit të muajit shtator, euro ruajti pozita të qëndrueshme, ndërsa dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 121.43 lekë, ose 0.01 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane u këmbye me 110.53 lekë ose 0,63 lekë më shumë se në fund javë.
Aktorët e tregut shprehen se, fundi i sezonit veror ka rikthyer në vlera normale këmbimin valutor vendas, i cili kulmoi me nivelin më të ulët të këmbimit të euros në fillim të muajit korrik dhe vijoi deri në mesin e muajit shtator, për shkak të fluksit të madh të turizmit.
Sipas tyre efekti sezonalitetit forcoi pozitat e Lekut në tregun valutor, por siç shprehen ata, edhe përmirësimi në rritje i tregueseve ekonomik vendas gjatë këtij viti dhe ecuria në bursat ndërkombëtare, kanë dhënë efektin e vet në zhvlerësimin e valutave ndaj monedhës vendase.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj:
Dollar amerikan USD 110.53 +0.63
Euro EUR 121.43 -0.01
Poundi britanik GBP 137.54 -0.10
Franga zvicerane CHF 111.59 +0.68/koha.net
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik