Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në “Sporti në KTV”.
Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, ‘Plisat’, trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa.
Fillimisht, presidenti Ejupi ka folur për situatën me trajnerin shqiptar të larguar Mirel Josa.
“Nuk kemi bërë rezultate të këqija me trajnerin Mirel Josën”, tha fillimisht Remzi Ejupi.
“Ai nuk është tip i parave, kemi besuar shumë në të. Kemi parë interes që ai të qëndrojë me ne më gjatë”, vlerësoi Remzi Ejupi.
“Sa i përket anës financiare, nuk besoj se Josa do të na bëjë problem. Ai është tip që kupton”, shtoi ai. /Zëri/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...