Celina ka reaguar pas goditjes që mori të shtunën në ndeshjen mes Bristol City dhe Sëansea City.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, i ka shpëtuar lehtë një lëndimi të rëndë gjatë ditës ë djeshme në sfidën që Swansea City e zhvilloi me Bristol City.

Celina ne Instagram tregon lëndimin që i shkaktoi kundërshtari
Në takimin që përfundoi 0-0, vendasit ishin shumë të ashpër dhe në një moment, ndërhyjnë fortë në Celinën, që me pak fat i ka shpëtuar një lëndimi që mund ta kishte lënë jashtë për një kohë të gjatë.
Pas takimit, 23-vjeçari i Kosovës ka postuar foto dhe video në Instagram, duke shprehur mllefin për atë që ndodhi në fushë.
Celina mendon se lojtarët nuk janë duke u mbrojtur aspak nga gjyqtarët.
“Kjo ka mundur të mi jap fund karrierës, ku është mbrojtja për ne?”, ka shkruar Celina në Instagram.

Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar 7 ndeshje deri më tani në Championship sezonin 2019/20, ka shënuar 2 gola.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot