Forcat egjiptiane të sigurisë janë përleshur me qindra protestues anti-qeveritarë në qytetin e Suezit në ditën e dytë të protestës kundër regjimit të presidentit me karrierë ushtarake, Abdel Fattah Al-Siri.
Numër i madh i policëve të shtunën është parë edhe në sheshin “Tahrir” të kryeqytetit Kajro. Ky vendi ishte epiqendra e revolucionit të vitit 2011. Protestat filluan të premten me thirrjen për largimin e presidentit Al-Sisi nga pushteti.
Të shtunën, protestuesit marshuan drejt qendrës së qytetit të Suezit, ku u përballën me forcat e sigurisë, të cilat i kishin bllokuar rrugët me automjete të blinduara.
Protesta të tilla janë të rralla në Egjipt pasi autoritetet e këtij shteti e ndaluan me ligj mbajtjen e tyre pas rrëzimit të ish-presidentit të ndjerë, Mohamed Morsi, në vitin 2013.
Sidoqoftë, pakënaqësia e popullit është rritur për shkak të ngritjes së çmimeve në shtetin ku qeveria ka vendosur masa të rrepta kursimi nga viti 2016 si pjesë e një huaje prej 12 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara në muajin korrik, gati një e treta e banorëve të Egjiptit jetojnë në varfëri, me më pak se 1.40 dollarë në ditë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...