Mbi 50 mijë persona vizituan Pishinën e Gërmisë këtë verë

08:12 | 22 Shtator 2019
A Z

Pishina e Gërmisë ka shënuar një rritje të lartë të vizitorëve këtë verë krahasuar me verën e kaluar.

Mirlinda Sopi Krasniqi, kryeshefe ekzekutive në ndërmarrjen publike lokale “Sport Marketing”, ka thënë për arbresh.info se këtë kjo pishinë ka pasur një trefishim të vizitorëve.

“Krahasuar me vitin e kaluar këtë vit kemi dyfishim ose trefishim të vizitorëve, Pishinën Gërmisë e kanë vizituar 52 mijë e 100 vizitorë për dy muaj e gjysmë. Gjithmonë i referohemi vizitorëve të rritur sepse vizitorët e vegjël nuk paguajnë pishina, andaj ne statistikat e vizitorëve i nxjerrim nga biletat e shitura”, ka thënë Sopi Krasniqi.

Ajo ka thënë se gjithçka ka shkuar ashtu siç e kanë planifikuar edhe pse Pishina e Gërmisë dhe vet ndërmarrja që e menaxhon këtë pishinë përballet me probleme të mëdha të cilat janë të trashëguara me vite.

“Nuk kemi pas ndonjë telash sa i përket realizimit të hyrjes së vizitorëve apo ndonjë problem tjetër, përkundër faktit që Pishina e Gërmisë edhe vet ndërmarrja e cila menaxhon pishinën ka pas probleme bukur të mëdha sa i përket edhe financave edhe këtë verë por edhe makinerive edhe gjitha gjërave të vjetra që janë trashëguar me vite”, është shprehur ajo.

Sa i përket incidenteve, Sopi-Krasniqi ka thënë se për fat të mirë këtë vit e kanë përmbyll sezonin pa asnjë incident sa i përket ujit, përveç rastit të vdekjes së një fëmije për të cilin ajo thotë se ai ka pas probleme me zemër dhe se nuk ka ndërruar jetë nga uji, pakujdesia ose mos reagimi i shpëtimtarëve.

“Ju e dini se pishina e Gërmisë din verës me pas telashe për shkak të pakujdesisë së qytetarëve por sivjet nuk kemi pas asnjë telash, përjashtuar një incident i cili ishte më një  fëmijë të vogël por ai kishte probleme me zemër nuk ka qenë shkaktar i vdekjes uji, pakujdesia ose mos  reagimi i shpëtimtarëve por që ka pas probleme me zemër dhe si pasojë e temperaturave të larta ka ndërruar jetë jo në pishinë por në emergjencë”, ka treguar Sopi Krasniqi.

Sipas saj sfidë për Pishinën e Gërmisë mbeten borxhet e trashëguara, të cilat ajo shpreson me i përmbyll me të hyrat që i kanë marrë në të kundërtën do të kërkojnë ndihmë nga Komuna e Prishtinës

“Unë kam trashëguar borxhe të pagave prej 2014, kam lidhur një marrëveshje me punëtorët që me mund me i shlyer ato, kështuqë për ndërmarrjen dhe pishinën sfidë do të jetë shlyerja e borxheve të trashëguara ndër vite që po besojmë që do të mund të përmbyllim me të hyra të cilat i kemi marr kemi marr përndryshe kërkojmë nga Komuna e Prishtinës të na dalë në ndihmë  karshi dhënies së ndonjë subvencioni për shlyerjen e borxheve të pagave të kaluara.

Ndryshe Pishina e Gërmisë është hapur me 15 qershor ndërsa zyrtarisht sezonin verorë e ka mbyllur me 1 shtator./arbresh.info/R.Rexhepi

Shpërndaje në rrjete sociale