Ka ndërruar jetë në spital gruaja që mbeti e plagosur sot në Krujës. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Durrësit mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë.
Gruaja e identifikuar si Shpresa Baka, ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa nipi i saj Mariglen Haka ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.,
Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...