Shefi i Grupit të Ekspertëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Forumin Ekonomik me Biznese, se me fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidates tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, pas 6 tetorit do të krijohet barazi në treg dhe nuk do të ketë më monopole.
“LDK beson në konkurrencë; si mjet esencial i sigurimit të ekonomisë së tregut, zhvillimit dhe prosperitetit. Në këtë drejtim, Qeveria e LDK-së do të zhbëjë të gjitha monopolet jonatyrore në Kosovë; duke promovuar masa ligjore e administrative që promovojnë konkurrencën”, ka thënë Hoti.
Ai pohoi se programi i LDK-së dhe kryeministres në ardhje Vjosa Osmani, do t’i japë frymë sektorit privat duke i targetuar brengat kryesore të tilla.
“Sot, barrierat kryesore e të bërit biznes janë tregu i vogël; korrupsioni; krimi dhe vjedhja; normat tatimore; konkurrenca jo fer; kostoja e financimit; ngarkesat amdinistrative; sistemi gjyqesor e stabiliteti politik. Nëpërmjet politikave ekonomike që rrisin fuqinë blerëse, zgjerojnë tregun, luftojnë korrupsionin, luftojnë krimin, e ndërtojnë një sistem gjyqësor modern, konkurrueshmëria e sektorit privat në vend do të shndërrohet në promotor të rritjes ekonomike”, tha Hoti./arbresh.info/


Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...