Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me drejtorin e Let’s Do It Kosova Luan Hasanaj dhe Heidi Solba nga Let’s Do It World, kanë mbajtur konferencë për medie, një ditë para aksionit global të pastrimit të tokës që këtë vit udhëhiqet nga Kosova.
Në këtë konferencë Ministri Matoshi ka deklaruar që është nder i veçantë që falë punës së palodhshme të mijëra vullnetarëve, organizimit të mirë dhe përkrahjes institucionale që kemi dhënë vitin e kaluar për pastrimin e Kosovës, shteti ynë Kosova po koordinon fushatën globale të pastrimit në mbi 150 shtete të botës.
“Aksioni i nesërm është një shembull i mirë që ne si shtet i ri do t’i japim botës së civilizuar që ne jemi të përkushtuar që të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët”, deklaroi Matoshi.
Ministri Matoshi tha po ashtu se ndotja e mjedisit është problem global me të cilin ballafaqohen të gjitha shtetet e botës, disa me shume e disa me pak, e përderisa kemi sfidat e përbashkëta edhe lufta jonë duhet të jetë e përbashkët. Edhe fondet globale për mbrojtjen e mjedisit duhet të jena të përbashkëta.
“Nga shteti jonë i ri, i bëjmë thirrje të gjitha shteteve, vullnetarëve anë e kënd botës që nesër të gjithë te jemi bashkë, për një qëllim dhe një kauze, përtej dallimeve tona, etnike, racore fetare e politike, për të ruajtur planetin tonë, shëndetin tonë dhe të gjeneratave që vijnë”, përfundoi Matoshi./arbresh.info/

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...