Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, u diskutua edhe lidhur me Votimin Përmes Postës, i cili ka filluar më 19 shtator.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm se Votimi Përmes Postës përfundon më 5 tetor. Pra, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor 2019.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019. Sipas vendimit të KQZ-së, bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1,937.868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136,068 apo 7.02% fletëvotime më pak se votues.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid