Anëtari i Kryesisë së NISMA-s Socialdemokrate, ministri Skënder Reçica, ka shpalosur një pjesë të planprogramit të subjektit të tij partiak, në lidhje me mbështetjen socioekonomike për gratë në Kosovë.
Statusi i plotë:
Mundësitë e barabarta për gratë në punësim kanë qenë në fokus të angazhimit tonë gjatë qeverisjes aktuale. Duke mos qenë të kënaqur me aq sa është bërë ndër vite për fuqizimin ekonomik të grave, NISMA në Planprogramin e saj për qeverisjen në ardhje ka paraparë edhe masa të tjera për avancim të pozitës së gruas në tregun e punës.
Ne zotohemi për trajtim të njëjtë për të gjitha gratë, sikurse burrat që kryejnë punë të njëjtë.
NISMA do të angazhohet në fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale, nëpërmjet aftësimit profesional të tyre, subvencionimin e prodhimit të kulturave bujqësore dhe sigurimin e plasimit të këtyre prodhimeve në treg.
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...