Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery beson se ai mund të ketë gjetur një zgjidhje për mesfushën e tyre në një ndryshim pozicioni për uruguaianin Lucas Torreira.
Mesfushori uruguaian luajti në një rol pak më të avancuar kundër Eintracht Frankfurt në ndeshjen e së enjtes mbrëma në Ligën e Evropës.
Ajo funksionoi dhe Torreira arriti të ndihmojë ekipin e tij për të marrë një fitore të madhe në udhëtim me rezultat 3-0.
Emery foli për atë pas lojës duke pasur vlerësim maksimal për paraqitjen e uruguaianit.
“Sonte (dje) Torreira luajti shumë mirë dhe këtë sezon është ndeshja e parë në të cilën ai po ndihej shumë mirë fizikisht. Ishte në gjendje të shkonte nga zona në zonë dhe unë dua të përdor cilësinë e tij”, ka thënë fillimisht Emery.
“Cilësitë e tij janë që ai mund të bëjë presion të mirë dhe mund ta fitojë topin lart në fushë për të na dhënë neve mundësinë për të shënuar. Ai e bëri këtë sonte (dje)”.
“Ne kemi nevojë për dikë që luan me topin dhe në pozicionin e tij, ai mund të na ndihmojë në ndërtimin e lojës”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...