Moderatori dhe aktori Salsano Rrapi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”, ku gjatë intervistës tregoi shumë për eksperiencën e tij në ekran dhe marrëdhëniet me kolegët.

“Moderimi është shumë ndryshe nga aktrimi. Të gjithë aktorët nuk e bëjnë dot moderimin. Kjo e shton dozën e vështirësisë në programin që bëj pjesë. Kjo është edhe një sfidë për mua, por pjesa që pëlqej të bëj më shumë është aktrimi”, u shpreh Salsano.

I pyetur nëse ishte e vështirë ta zëvendësonte Agron Llakajn, Salsano u shpreh se ikja e tij ishte shok për aktorët.

“Goni ishte figura qendrore e Portokallisë dhe ikja e Gonit ishte dhe një shok për aktorët. Kur ikën moderatori kryesor ishte e vështirë. Njerëzit fillojnë krahasimin, por gjëja e zgjuar që bëri regjisor Altini në sezonin e parë më la moderator-aktor. Unë isha ai këngëtari me paruket e verdha dhe prezantoja, për të qenë sa më natyral edhe nëse do dështoja”, tha Salsano.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...