Sot në orët e hershme të mëngjesit janë thyer dhe demoluar zyrat e klubit Trepça ’89 në stadiumin “Riza Lushta”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ky është njoftimi i plotë i mitrovicasve:
Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyrat e Stadiumit Riza Lushta në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar.
Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahijshme siç dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka Stadiumit.
Kërkojmë nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime sepse po ka raste kur edhe disa të rinj për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër Stadiumit.

66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...
“Murat Jashari për president”, mblidhen mbi 1 mijë nënëshkri...