Arsenali ka qenë shumë pranë fitores ndaj Watfordit, në javën e pestë në Ligën Premier.
Topçinjtë ishin duke udhëhequr 2-0 nga pjesa e parë, mirëpo në fund e humbën epërsinë duke barazuar 2-2.
E për këtë barazim ka folur edhe kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka që deklaroi se skuadra e tij ishte me fat që mori së paku një pikë nga ky takim.
“Gjithçka ishte në rregull pas pjesës së parë. Ishim të gjithë të lumtur, por dolëm e luajtëm aq keq në pjesën e dytë. Mund të themi se jemi me fat që po marrim një pikë”, tha Xhaka.
Prishtinasi tha se skuadra e tij ishte e tij ishte e frikësuar në pjesën e dytë, pasi e dinin se vendasit do të sulmonin.
“Ishim të frikësuar në pjesën e dytë. E dinim se do të na sulmonin dhe shtynin, por duhet të tregojmë më shumë karakter e të mos frikësohemi”, ka thënë ai pas takimit për “SkySports”. /Telegrafi/
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...