Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, ka mirëpritur në një takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kurti ka uruar ambasadorin Abbott për detyrën e sapo marrë.
“Përgjatë bisedimit Kryetari Kurti shprehu shqetësimin se Kosova ka nevojë për reforma me objektiv çkapjen e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Për luftimin e tyre është i nevojshëm edhe koordinimi me partnerët tanë ndërkombëtar.
Po ashtu, gjatë bisedës kryetari Kurti foli për nevojën e reformimit të administratës publike dhe për përmirësimin e sistemit të degraduar shëndetësor. Degradimi i mjedisit është një tjetër brengë e cila ka nevojë për planifikim më të gjerë mes institucionesh dhe politikash publike.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kryetari i Lëvizjes tha se është i domosdoshëm fuqizimi i shtetit të Kosovës si kusht që një dialog kaq delikat dhe i rëndësishëm të kryhet siç duhet.
Sa i përket zgjedhjeve të 6 tetorit, u tha sesi qytetarët kanë nevojë për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik, me subjektet politike që fokusohen në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve. Është e rëndësishme një fushatë zgjedhore pozitive që parashtron zgjidhje për të ardhmen e vendit, një fushatë e qetë dhe e mirë artikuluar që u jep mundësinë të gjithëve të votojnë të sigurt e të qartë për të ardhmen e vendit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Vetëvendosje.
Në fund të njoftimit thuhet se është shprehur gatishmëria që të vazhdohet komunikimi mes Vetëvendosjes dhe ambasadorit Nicholas Abbott.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...