Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se “përderisa mbahet kjo konferencë për shtyp por ndodh skandali më i madh në historinë e gjyqësisë në Maqedoni”.
Arsovski akuzon se konkursi aktual për zgjedhjen e kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë është nën kontrollin e Zaevit dhe Rashkovskit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zaev dhe Rashkovska kanë për qëllim të zgjedhin 60 gjykatës dhe prokurorë publikë, të cilët më herët vet i kanë zgjedhur në zyra. Me ardhjen në pushtet të LSDM-së, dhënia elektronike e provimeve është transferuar në hapësirat e Fakultetit të Drejtësisë në Shkup, ku për momentin testohen kandidatët potencial për gjykatës dhe prokurorë publikë. I njëjti fakultet është ish-vendi i punës i sekretarit shtetëror”, thotë Arosvski duke shtuar se sipas informacioneve të OBRM-PDUKM-së Zaevi dhe Rashkvoski ndikojnë tek rezultati.
Ai i bëri thirrje ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska të përgjigjet nëse e din se çfarë po ndodh në resorin e saj.
Pesë parimet që udhëheqësit evropianë i vendosën Trumpit par...
Greqia shpreh solidaritet dhe kontribuon me mjete ajrore për...
“Guxo” garon për Asamble në Prishtinë, e nxjer Jeta Statovci...
Notat e lojtarëve: PSG – Tottenham, më i vlerësuari De...
Driton Selmanaj i prin listës së LDK-së me 44 kandidatë tjer...
Britania, Franca dhe Gjermania kërcënojnë Iranin me rikthim ...