Ministrja pa resor për investime të jashtme, Zorica Apostolska realizoi takim pune me një delegacion biznesi nga Republika e Turqisë, të kryesuar nga zv. ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Mehmet Hadi Tunk dhe kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Frutave të freskët, Hajretin Uçak, të cilët po qëndrojnë për vizitë dy ditore në vendin tonë.
Në takim, të dy palët u shprehen të kënaqur me bashkëpunimin aktual në frymën e miqësisë tradicionale dhe riafirmuan vazhdimin e qasjes pozitive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha specifike të interesit reciprok.
Apostolska prezantoi politikat ekonomike të qeverisë dhe mundësitë e ofruara nga plani i rritjes ekonomike për realizimin e investimeve në vend. Në kontekstin e politikave ekonomike dhe mbështetjes për realizimin e investimeve të reja, ajo theksoi se Qeveria ofron mbështetje të konsiderueshme financiare për kompanitë përmes procedurave transparente dhe inkurajoi biznesmenët turq të realizojnë projektet e tyre të investimeve në vendin tonë, duke shtuar se Qeveria është në dispozicion të tyre për mbështetje të plotë institucionale në zhvillimin dhe realizimin e tyre./Telegrafi/
Delegacioni i biznesit shprehu interes për realizimin e investimeve në sektorin bujqësor, veçanërisht në përpunimin dhe konservimin e perimeve dhe frutave, ku ata shohin një potencial veçanërisht të madh.
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...