Legjenda e Arsenalit, Nwankwo Kanu beson se skuadrat në Premierë Ligë tashmë janë të frikësuar nga Nicolas Pepe.
Pepe u bë përforcimi rekord te Arsenali kur iu bashkua “Topçinjve” këtë verë për një tarifë prej 80 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka qenë i jashtëzakonshëm në sezonin 2018/19 në Francë te Lille duke shënuar 22 gola dhe duke krijuar 11 asistime.
https://www.instagram.com/p/B1RpZ9PoymZ/?utm_source=ig_embed
“Nëse e shikoni atë ju e shihni se është një futbollist vërtetë i mirë dhe këmbët e tij janë shumë të shpejta. Ai do të shënojë gola dhe do të luaj mirë”, ka thënë fillimisht Kanu për Goal.
“Ai do të përmirësohet shumë më shumë dhe do të shënojë gola për ne. Ai na sjellë neve diçka më ndryshe nga dy sulmuesit e tjerë”
“Besoj se skuadrat tashmë kanë frikë nga ai pas disa ndeshjeve. Ata kanë frikë nga ajo se çfarë ai mund të bëjë dhe çfarë mund të ofroj. Ai është një përforcim shumë i mirë”
Arsenali luan të dielën në udhëtim kundër Watfordit./arbresh.info/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...