Gushti i kaluar në Evropë ishte muaji i dytë më i nxehti gjatë 40 vjetëve të fundit, pas atij të 2010-s, me 0,53 gradë Celsius më të lartë se mesatarja e periudhës 1981-2010, sipas ”Kopernikut”, programi satelitor europian i vëzhgimit të Tokës.
Ai shtoi se vera që po mbyllet është e katërta më e nxehtë në Evropë në 40 vitet e fundit.
Temperatura mesatare nga qershori deri në gusht ishte në të vërtetë 1,1 gradë Celsius më e lartë se mesatarja.
“Këtë vit vera ka regjistruar 1,1 gradë Celsius më shumë se mesatarja”, shpjegon Bernardo Gozzini, meteorolog i konsorciumit ”Lamma-Cnr”.
Sipas ekspertit duket se është urgjente përmbushja e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, ku të respektohet kufiri maksimal i ngrohjes globale prej 1,5 gradë Celsius.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...