Real Madridi dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje në lidhje me mesfushorin N’Golo Kante.
Reprezentuesi i Francës është këshilluar të ndjek hapat e Eden Hazard për kalim në Bernabeu gjatë merkatos verore të transferimeve, por lojtari zgjodhi për të vazhduar qëndrimin në Stamford Bridge edhe për 12 muaj të tjerë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ishte një goditje e madhe për trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka qenë duke ëndërruar skuadrën me fituesin e Kampionatit Botëror.
Sidoqoftë, portali spanjoll Defensa Central pretendon se Real Madridi dhe Chelsea kanë ardhur deri te një marrëveshje me në lidhje me Kante.
Thuhet se Chelsea ka rënë dakord për të njoftuar gjigantin në La Liga në rast se ata pranojnë ndonjë ofertë ndonjëherë për lojtarin.
Chelsea raportohet gjithashtu se ka rënë dakord për të njoftuar Real Madridin në rast se vendosin në shitje 28 vjeçarin.
“Blutë” janë duke e bërë këtë për shkak të sjelljes së mirë të Real Madridit gjatë verës./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...