Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar sot se do të hedhë në gjyq Deontay Wilder nëse ky u fundit nuk respekton marrëveshjen, për të zhvilluar revanshin më 22 shkurt. Sipas Fury, palët kanë firmosur një kontratë, të cilën Wilder duhet ta respektojë.
Wilder, 41 fitore dhe 1 barazim, së fundi tha se nuk ka ndërmend të zhvillojë revanshin me Fury (sfida e parë zhvilluar më 7 dhjetor të 2018-ës përfundoi në barazim). Amerikani u shpreh më tej se synon të përballet me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Joshua dhe Ruiz, pasi kjo sfidë i jep atij më shumë të ardhura.
“Kjo përballje e dytë mes nesh nuk ka të bëjë me paratë, por me lavdinë dhe historinë. Nuk më intereson se sa parà i japin aitj për revanshin. Ne kemi një kontratë të firmosur për datën 22 shkurt. Prano marrëveshjen ose do t’i drejtohem gjyqit. Ai mund të ketë shumë arsye për të refuzuar revanshin, por këtë gjë ua kemi borxh fansave tanë”, tha Fury.
“Ka vetëm dy arsye që Wilder të refuzojë revanshin: Të dëmtohet ose tërhiqet nga sporti, ne duhet të respektojmë kontratën”, tha Fury. /Telesport/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave