Finalisti i Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19 do të jetë i pranishëm sonte (e martë) në stadiumin St. Mary’s për të vëzhguar sulmuesin Vedat Muriqi.
Tottenhami raportohet të ketë dërguar skautët për të shikuar sulmuesin e Fenerbahces dhe Kosovës për shkak se dëshirojnë t’i ndihmojnë në sulm Harry Kanes, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Mauricio Pochettino ka hequr dorë nga sulmuesit si Fernando Llorente dhe Vincent Janssen këtë verë, por ka dështuar për të nënshkruar me zëvendësuesit e tyre. Kjo ka lënë trajnerin argjentinas vetëm me 17 vjeçarin Troy Parrott si të vetmin sulmues neutral për t’i ndihmuar Kanes këtë sezon.
Megjithatë, klubi nga veriu i Londrës është duke vëzhguar tani Muriqin, i cili shënoi golin e barazimit në fitoren 2 me 1 të Kosovës tri ditë më parë kundër Republikë së Çekisë.
Bazuar në të përditshmen truke Sabah, “Spursët” përballen në garën për nënshkrimin me 25-vjeçarin edhe me skuadrat si Lazio, Fiorentina dhe Napoli.
Zyrtarët e të tri skuadrat besohet se do të jenë të pranishme edhe sonte në ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës.
Takimi i shumëpritur në kuadër të kualifikimeve fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...