Debat i ashpër me replika e kundër replika u zhvillua në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se në të gjitha partitë ka ithtarë të shkëmbimit të territoreve.
“E dimë që ka te Vetëvendosje, ka te LDK-ja. Madje te LDK-ja është nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri i cili është edhe shef i Shtabit, që pozicion publik e ka shkëmbimin e territoreve”.
Sherifi ka thënë se presion i madh publik ka ndikuar që liderët të kenë pozicionet që kanë pasur për shkëmbimin e territoreve.
Ai ka thënë se nuk ka qenë vendimtare për mos prekjen e kufijve vetëm qëndrimi i Haradinajt si kryeministër por “meritë e skenës publike”.
Sherifi ka thënë se nëse preket territori, kuptohet që Serbia merr shumë më tepër territor se që i jep Kosovës./telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...