Të gjithë kanë mbetur të befasuar dhe duke pyetur se çfarë është, kur Nintendo e shpërndau një video ku tregon një rreth të çuditshëm.
Me anë të këtij rrethi, që duket se hyn në funksion me Nintendo Switch, mund të luhet në një sistem të ri të video-lojërave, por që nuk dihet se si do të duken, transmeton Telegrafi.
Derisa rrotullimi mendohet se do shfrytëzohet në lojërat me vetura, janë edhe shumë forma tjera se si mund të përdoret kjo pajisje, duke e vënë në funksion gjithë trupin. Ka mundësi, që bashkë me një shirit që lidhet në këmbë, ky rreth të shfrytëzohet edhe për ushtrime trupore.
Sido që të jetë, Nintendo do ta prezantojë më 12 shtator, bashkë me lojërat apo mundësitë që do t’i ketë, andaj do ta kuptojmë se si do të funksionojë.
https://youtu.be/AdoVBbZ0Z9o
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...