Ministrat francezë të punëve të jashtme dhe mbrojtjes i kanë nisur bisedimet me homologët e tyre rusë në Moskë në kohën kur Franca po synon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.
Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly, u takuan me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, në formatin e ashtuquajtur “2+2”, i cili ishte ndërprerë pasi Rusia e kishte aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit janë përkeqësuar edhe për çështje të tjera, përfshirë përkrahjen e Rusisë për forcat separatiste në lindje të Ukrainës dhe dyshimet për ndërhyrje në zgjedhjet disa shteteve.
Sidoqoftë, presidenti francez, Emmanuel Macron, e priti në Francë homologun e tij rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar dhe i rivendosi kontaktet diplomatike të nivelit të lartë me Rusinë në përpjekje për t’i përmirësuar marrëdhëniet e ftohura.
Kryediplomati francez, Le Drian, tha në konferencën për gazetarë: “Ka ardhur koha e duhur drejt zvogëlimit të mosbesimit. Në emër të presidentit të republikës, kemi ardhur të sugjerojmë për një agjendë të re të besimit dhe sigurisë”.
Në anën tjetër, ministri i jashtëm rus i mirëpriti përpjekjet e Francës për rindërtimin e marrëdhënieve mes dy fuqive botërore, duke thënë se nisma e presidentit francez për forcim të bashkëpunimit është në përputhje të plotë me interesat e Moskës, shkruan “Free Europe”,
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë