Skip to content
  • Ballina
  • Lajme
  • Drejtësi
  • Kronikë e zezë
  • Zgjedhjet 2026
  • Sport
  • Bota
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Shqipëri
  • Rajoni
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner

Filmi “Klithma” i Korab Lecajt shpërblehet në Mumbai të Indisë

14:01 | 9 Shtator 2019
Arbresh Info

Filmi i shkurtër artistik, “Klithma”, në regji të Korab Lecajt, është shpërblyer për montazhin më të mirë në edicionin e shtatë në Indian Cine Film Festival 2019, që mbahet tradicionalisht në Mumbai të Indisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për rtklive.com, regjisori Lecaj. Sipas tij, filmi “Klithma” ka qenë në garë me qindra filma nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu filma nga Franca, Spanja, India, Brazili, SHBA-të, Gjermania, Izraeli etj.

“Jam shumë i lumtur që filmi ynë ka arritur të shpërblehet në një festival, ku kanë garuar filma nga vende që kanë kinematografi shumë të zhvilluar”, ka deklaruar Lecaj.

Ai ka thënë se, rëndësi të madhe ka edhe shfaqja e temës së filmit në këtë festival, duke pasur parasysh se “klithma”, flet për burrat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

“Është shumë me rëndësi që këtë temë, e kanë parë artistë nga vende të ndryshme të botës. E kanë parë të vërtetën që ka ndodhur në luftën e Kosovës, ka deklaruar Lecaj.

Ndryshe filmi “Klithma”, producent i të cilit është Besar Zahiti, është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Montazhin e filmit e ka bërë Shkodran Hajdini, ndërsa rolet kryesore në film i luajnë: Hazir Haziri, Arbnesha Grabovci-Nixha, Alban Zogaj, Arjola Demiri, Rajmonda Ahmetaj, Kaltrinë Zeneli etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

  • Alban Zogaj
  • Arbnesha Grabovci-Nixha
  • arjola demiri
  • film
  • Hazir Haziri
  • Kaltrinë Zeneli
  • korab lecaj
  • Rajmonda Ahmetaj

Lajmet më të lexuara

  • 01

    ​SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...

  • 02

    Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...

  • 03

    Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...

  • 04

    ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...

  • 05

    Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...

  • 06

    Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...

Të ngjashme

  • Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    09:47 | 2 February 2026
  • Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shumti nominime për ‘Oscar&...

    22:22 | 24 January 2026
  • Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!

    22:10 | 6 January 2026
Ad Banner

Foto lajm

Hamza pret Ambasadorin britanik , diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

11:57 | 14 Maj 2026

Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtësisht nga kryetari Faton Peci

09:38 | 14 Maj 2026

Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një veprimtari dhe patrioti

15:21 | 12 Maj 2026

U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fillestar

16:17 | 6 Maj 2026

Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit: Muja viziton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit

16:07 | 6 Maj 2026

Ministri Muja vizitoi fermerët në Komunën e Pejës, prezanton masat mbështetëse për 2026

16:16 | 5 Maj 2026

Kurti takohet me Kallas – flasin për zhvillimet politike në vend, dialogun dhe integrimin evropian të Kosovës

18:57 | 4 Maj 2026

Kurti takohet me Kryeministrin e Finlandës, theksohet mbështetja për integrimin evropian të Kosovës

15:55 | 4 Maj 2026

Kurti në takim me kryeministrin e Armenisë: Paqja ka nevojë për aleancën e demokracive

16:27 | 3 Maj 2026

“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta e punëtorëve të sektorit privat

10:24 | 1 Maj 2026

Rreth nesh

Arbresh.info është në shërbimin tuaj 24 orë duke u kujdesur që në kohë reale të përcjellë tek ju vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionist dhe të dëshmuar. Lajmi i saktë është vlera që e diferencon Arbresh.info nga portalet tjera.

Kontakt

Mob: +383 49 / 777 - 000
E-Mail: [email protected]
Redaksia: [email protected]
Adresa: Rruga UÇK, 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

Rrjetet sociale

  • Lajme
  • Sport
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Tech/Auto
  • Kuriozitete
  • Impressum
  • Raporto lajmin
  • Privacy Policy

© Arbresh.info 2015-2026
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

📱 Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info për lajmet dhe përditësimet më të fundit!

Download on Google Play Download on the App Store