Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar falje ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për shkak të gabimit të bërë dje para ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë.
Pak para ndeshjes, organizatorët e ndeshjes në “Stade de France” lëshuan himnin e Andorrës në vend të atij të Shqipërisë.
Sipas Macron, ky lëshim ishte një “gabim i papranueshëm”.
Kërkim faljen e Macron e ka konfirmuar Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij”, shkroi Rama.
Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij #Respekt ????
— Edi Rama (@ediramaal) September 8, 2019
Falje pas incidentit kërkuan edhe Federata e Futbollit të Francës dhe trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps.
Franca në fund e mposhti 4-1 Shqipërinë.
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...