Bordi i Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës ka mbajtur një takim ku është nxjerr në konstatim se gjendje alarmante e ujit është në dy kompanitë të ujësjellësit atë “Bifurkacioni” dhe “Hidromorava”.
Kështu pas kësaj KRU “Gjakova” ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë qytetin e Ferizajt dhe Gjilanit që të furnizohen me ujë, transmeton Klan Kosova.
Ata thonë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në çfarëdo lloj forme.
“KRU “Gjakova” ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500l për sekond ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët”.
“Por çështja mbetet tek transporti pasi KRU”Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti. KRU “Gjakova” fton kompanitë që posedojnë autobote të vijnë të furnizohen në Gjakovë dhe bashkërisht të ju dalim në ndihmë KRU “Bifurkacioni” dhe KRU “ Hidromorava””, thuhet në njoftimin zyrtar të KRU “Gjakova”
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...