Mërgim Vojvoda është përzgjedhur në formacionin më të mirë të ndeshjeve të para kualifikuese të muajit shtator për Euro 2020, falë paraqitjes së tij mbresëlënëse për Kosovën kundër Republikës së Çekisë.
Revista prestigjioze javore franceze “France Football” e zgjodhi formacionin më të mirë në bazë të ndeshjeve të para të kombëtareve të muajit shtator, që u zhvilluan nga e enjtja deri të shtunën, me mbrojtësin e djathtë kosovar që ia doli të zërë vend në të, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi i Standard Liege, Vojvoda e shënoi golin e fitores në triumfin e Kosovës 2:1 kundër Republikës së Çekisë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një duel të drejtpërdrejt për vendin e dytë në Grupin A kualifikues mes këtyre dy kombëtareve.

Fitorja e së shtunës pasdite nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.
Në një formacion me sistem 4-2-3-1, Vojvoda ka zënë vendin e krahun e djathtë të mbrojtjes, përkrah Sergio Ramos të Spanjës, Rapahel Varane të Francës dhe Palmieri të Italisë. /Gazeta Express/
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...
Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim
Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e ras...
Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën ...
Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “pred...
Hoxha: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës kontribuon në ri...