Kosova ka arritur të përmbys rezultatin në ndeshjen si nikoqir kundër Çekisë.
Kombëtarja jonë ka shënuar bukur në pjesën e dytë të ndeshjen kundër Republikës së Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Pas një goli befasues në pjesën e parë të pranuar derisa po zhvillohej minuta e 16′, “Dardanët” u përgjigjen me anë të sulmuesit të Fenerbahces, Vedat Muriqit.
Bartësi i fanellës me numër 18 realizoi bukur për 1 me 1.
Me të filluar pjesa e dytë, pas disa zëvendësimeve të menjëhershme nga Challandes, Kosova gjeti edhe golin e epërsisë.
Portali Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin e Vojvodës:
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...