Zëdhënësi i presidencës ka konfirmuar se Presidenti Meta do të dëshmojë në Komisionin Hetimor.
Sipas një njoftimi në Facebook ai ka konfirmuar se Meta do të paraqitet në Parlament të hënën në orën 9:59.
“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.
Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:
Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament.” shkruan Tedi Blushi në Facebook.
Dy ditë më parë Presidenti kishte njoftuar se ai do të paraqitej në Parlament dhe madje nënvizonte se mezi priste të kthehej atje.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruante Meta.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...