Aktori i njohur Brad Pitt ka folur hapur për herë të parë për problemet që ka pasur pas ndarjes me Angelina Jolie.
Në një intervistë për The Neë York Times, aktori 55-vjeçar zbulon se, pasi 44-vjeçarja Jolie paraqiti kërkesë për divorc në shtator 2016, ai hyri për një vit e gjysmë në seancat për pastrim nga alkooli, transmeton portali arbresh.info

“I kisha marrë gjërat aq afër zemrës, ka fillova pijen”, tha ai. “Te grupi kam parë burra të ulur që kanë qenë shumë të sinqertë. Kjo ishte hapësira e vetme ku nuk jam gjykuar”.
Pavarësisht famës, asnjë nga grupi për pastrimin ndaj alkoolit nuk e ka shitur historinë e tij.
“Ishte shumë çliruese, pasi ekspozova anët e mia të shëmtuara”, tha ai.

Në një intervistë për 2017 në GQ Style, Pitt detajoi luftërat e tij me drogën dhe alkoolin.
Vetëm disa muaj pas paraqitjes së shkurorëzimit të Jolie, Pitt u angazhua të luante në St Astra. Ndërsa luante Roy McBride, si Pitt ashtu edhe regjisori i filmit, James Grey, vunë re se Pitt injektoi betejat e tij personale në atë karakter.
Sa i përket marrëdhënies së Pitt dhe Jolie tani, ata janë përqendruar në prindërimin e gjashtë fëmijëve të tyre, Maddox, 18, Pax, 15, Zahara, 14, Shilo, 13, dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne./arbresh.info/
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...