Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se “më mirë do të ishte i vdekur” sesa t’i kërkojë BE-së të shtyejë Brexit-in pas 31 tetorit.
Në rast të shtyerjes, ai nuk ka pranuar të tregojë nëse do të japë dorëheqje, transmeton portali arbresh.info
Johnson ka thënë se ai do të jetë i gatshëm të largohet nga BE pa marrëveshje, por Labor thotë se ndalimi i një marrëveshje të daljes pa marrëveshje Brexit është përparësia e saj.
Politika në Angli nuk gjendet aspak në stabilitet, pasi edhe vëllau i vogël i Boris Johnson, Jo Johnson, ka dhënë dorëheqje si ministër dhe deputet.
Duke folur në Ëest Yorkshire, Boris Johnson tha se Jo Johnson, i cili mbështeti Remain në referendumin e 2016, ishte një “djalë fantastik”, por ata kishin pasur “dallime” mbi BE.
Gjatë fjalës së tij në një qendër trajnimi policie në Ëakefield, kryeministri përsëriti thirrjen e tij për një zgjedhje, të cilat ai dëshiron që të mbahen me 15 tetor./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...