Gjykimi për procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër “Trajektorja” e PPS-së vazhdon më 16 shtator.
Paraprakisht Gjykata i refuzoi kërkesat e mbrojtjes për përjashtimin e Prokurores Publike Speciale, Katica Janeva dhe Lile Stefanova për rastin dhe procedura vazhdoi me dhënien e dëshmive materiale.
Në fillim të seancës së sotme, këshilli gjykues u tërhoq në pushim prej gjysmë ore për të vendosur për kërkesën e mbrojtjes për ndërprerjen e seancës derisa Këshilli për Prokurorë Publikë dhe Kuvendi nuk prononcohen për shkarkimin e prokurores publike, Katica Janeva.
Mbrojtja mendon se nuk ka legjitimitet të përfaqësohet cilado lëndë e ngritur nga Janeva, duke e përfshirë edhe këtë derisa nuk prononcohen dy institucionet kompetente për shkarkimin e saj.
Avokati Elenko Millanov theksoi se përfaqësuesi i aktakuzës, prokurorja Lile Stefanova është edhe dëshmitare kundër Janevës në rastin “Reket” dhe shtoi se disa lëndë në fazë të procedurës parahetimore dhe hetimore ose për të cilat janë shtruar akuza mund të lidhen me këtë aferë.
Kjo shtoi, sipas tij është bazë e mjaftueshme Stefanova të përjashtohet nga lënda “Trajektorja”.
Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...