Tuna ka reaguar ndaj lajmeve se po ndahet nga Patrisi.
Këto ditë Tuna po i kalon në pushime me shoqërinë, në një ishull të bukur në Afrikë.
E prej kur ka filluar me postimin e fotografive dhe Patrisi nuk dukej askund, filluan fjalët se lidhja e tyre është ‘në krizë’, shkruan Gazeta Express.
Të ndikuar pak nga ndarja e të afërmve të tyre, Robertit dhe Norës, ndjekësit dhe mediat tash e sa ditë po raportojnë se edhe Tuna e Patrisi janë ndarë tashmë dhe Tuna ka shkuar vetë në pushime.
Por, këngëtarja ka postuar një fotografi ku shkruan: “2019’ta, robi shkon edhe vet në pushime”.

Kështu, Tuna ka zbuluar se ajo ka vendosur t’i kalojë disa ditë me shoqërinë në këto ditët e fundit të verës.
Këngëtarja ka bërë pushime të gjata disa javë më parë, ku ka kaluar ditë të bukura me familjen, Patrisin dhe djalin e tyre./Gazeta Express/


LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...