Neymar dëshironte të largohej nga PSG për transferim në Barcelonë gjatë merkatos së transferimeve.
Neymar raportohet se shpërtheu madje në lot kur mësoi se transferimi i tij nga Paris Saint Germain në Barcelonë ka dështuar, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ishte i vendosur për rikthim në Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar, por në formë të papritur u detyrua të vazhdojë qëndrimin te skuadra në Parc des Princes.
Neymar tani duhet të pres PSG-në të pakten deri në janar ndërkohë që El Chiringuito pretendon se 27-vjeçari shpërtheu të lot kur mësoi se transferimi i tij te ish klubi në Camp Nou ka dështuar.
Sidoqoftë, reprezentuesi i Brazilit vazhdon të jetë optimist se PSG do t’i lejoj atij eventualisht largimin nga klubi.
Neymar ishte madje i gatshëm për të ofruar para të tij në mënyrë për tu siguruar që rikthimi në Barcelonë të ndodhte.
Por, kjo nuk mjaftoi dhe tani lojtari duhet të pres të paktën edhe katër muaj te skuadra në Liga 1./arbresh.info/
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...