Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot i vizitoi nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Panejot Ginovski” në Komunën e Butelit, ku edhe ai e ka përfunduar shkollën fillore.
Ai nxënësit filloristë i këshilloi që të mësojnë dhe shoqërohen, përcjell telegrafi maqedoni.
“Mësoni që të jeni më të mirët, lexoni sa më shumë libra, dituria sigurt do t’u ndihmojë në jetë, por njëjtë i rëndësishëm është edhe shoqërimi”, i porositi presidenti Pendarovski nxënësit e klasës së parë, ku edhe ai në vitin 1971 ka qenë në klasë të parë.
“Në jetë gjithmonë njeriu është më i suksesshëm kur ka më shumë shokë dhe miq rreth vetes”, shtoi Pendarovski.
Ndërsa kryetari i Komunës së Butelit Velimir Smilevski, në fjalimin tij para nxënësve të klasës së parë, potencoi se paraqet nder të drejtohet para presidentit të shtetit në shkollën ku edhe ai ka mësuar.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës