Përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini ka deklaruar se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një vendim në funksion të unifikimit të rajonit dhe në këtë kontekst, qasja e unionit duhet të jetë e qëndrueshme.
“Bashkimi Europian duhet të ketë një qasje të qëndrueshme kur është fjala për marrjen e vendimeve si hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne patëm kënaqësinë të mirëpresim kolegët tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, gjashtë partnerë nga rajoni. Patëm një bisedë intensive, të gjallë, konstruktive me ta gjatë së cilës ne theksuam rëndësinë e të qenit konsekuent nga ana e tyre, vazhdimin e reformave, proceset pajtuese dhe bashkëpunimin rajonal mes tyre. Jam e inkurajuar nga fryma pozitive që u shpreh gjatë takimit si nga partnerët tanë ashtu edhe nga vendet anëtare.”
Ndërsa kreu i OSBE-së, Miroslav Lajcak deklaroi se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor duhet të kenë patjetër një ftesë nga Këshilli Europian”.
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku