Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ka shprehur solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre.
“Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta kjo plagë e hapur ende e rëndon shoqërinë tonë duke shkaktuar dhimbje të pandalshme tek familjet e pothuaj 1700 qytetarëve. Shpreh solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre. Me këtë rast bëj sërish thirrje tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe për të vendosur para ligjit kriminelët përgjegjës”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1343504205824782
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...