Nënën e kërkoi për 57 vjet por, e gjeti vetëm falë vëllait që i lindi më vonë me babanë tjetër.
Kështu, këto ditë mori fund vuajtja e Ruzhdi Ismajlit dhe Hajrie Bajramit, të ndarë gati gjashtë dekada më parë.
Ky ribashkim me histori filmash, i ka ndezur të gjitha emocionet te nëna 76-vjeçare.
“E gjeta nenën dhe e pashë nanën teme qe më ka pru në këtë botë, ma e mira nanë”, ka thënë Ruzhdi Ismajli për Klan Kosova.
Burri që tani ka 57 vjet thotë se shpesh e mendonte nenën e tij edhe pse nuk e kujtonte fare.
Më të vështirë e pati Hajria që pas ndarjes nga burri, familja e martoi diku tjetër.
Këtë takim e mundësoi djali më i vogël i Hajrisë, i cili e kërkoi vëllanë e tij dhe në takimin me të i tha “Çka ta merr menja me kanë unë vëllai yt më i vogli?”, kishte pyetur vëllai i vogël, i cili edhe nuk mund t’i përshkruante emocionet në ato momente.
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë