Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, po qëndron në Moldavi, ku zhvilloi bisedime me kryeministren, Maia Sandu.
Bolton shprehu mbështetje për masat reja kundër korrupsionit të ndërmarra nga qeveria e Moldavisë.
“Unë shpreh dëshirat më të mira për fushatën tuaj anti-korrupsion, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për investitorët e mundshëm amerikanë dhe partnerët e biznesit, sepse ata besojnë në një sistem të fuqishëm të sundimit të ligjit, dhe një mjedis të lirë nga korrupsioni”, tha Bolton.
Bolton, arriti në Moldavi pas një vizite në Ukrainë. Ai është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Kishinjevin, që nga vizita e ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden, në vitin 2011.
“Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm në sovranitetin dhe pavarësinë e Moldavisë”, tha Bolton .
Që nga marrja e detyrës, kryeministrja e Maldavisë, Maia Sandu ka zgjedhur një agjendë antikorrupsion, për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...