Trajner i Spanjës, Robert Moreno, e ka lartësuar Lionel Messin duke e quajtur sinonim të futbollit dhe njëkohësisht e vlerëson superyllin argjentinas si futbollistin më të mirë në histori të sportit.
Moreno u emëruar trajner i Spanjës pas dorëheqjes së Luis Enriques për çështje personale këtë vit dhe e ka fituar besimin e tifozëve të “Stuhisë së kuqe”, transmeton Gazeta Express.
Ai ka punuar si ndihmës i Enriques në Barcelonë, Romë dhe ekipin kombëtar, para se të emërohej në postin e trajnerit të Spanjës.
Ai thotë se është i lumtur që dikur ka qenë në gjendje ta stërvitë Leo Messin, të cilin e vlerëson si më të mirin në histori.
“Ai është më i miri në histori. Ai është më i miri të cilin e kam stërvitur. Në fakt, nuk mendoj se ai është lojtar të cilin mund ta stërvitësh”, tha Moreno.
“Ai është vetë futbollit, esenca e futbollit. Nuk më pëlqen të them po e stërvitni Leon vetëm sepse jeni trajner”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...