Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHKT), Shyqiri Bytyqi priti në takim anëtarin e Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, prorektorët Hysen Bytyqi dhe Merita Koçnaj- Berisha, si dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka.
Gjatë këtij takimi sipas njoftimit të MASHT-it, u bisedua lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për vitin e ri akademik 2019/2020.
“Ministri Bytyqi tha se UP, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë, duhet që sa më parë të implementojnë vendimin e MAShT-it lidhur me rritjen e numrit të studentëve të rinj në dy drejtime të këtij fakulteti.Ai, po ashtu tha se, vendimi për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjeksësisë, përkatësisht drejtimet Mjekësi e Përgjithshme dhe Infermieri, është marrë në bazë të kërkesës së UP-së”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrit Bytyqi, një vendim i tillë është marrë në bazë të kompetencave ligjore që ka Ministria, por edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke e konsideruar si politikë arsimore me interes nacional.
Prandaj, ministri Bytyqi kërkoi që sa më parë të fillojë së zbatuari vendimi, ndërsa përfaqësuesit e UP-së dhe FM-së u shprehën të gatshëm të respektojnë vendimin e MAShT siç është e paraparë ne vendim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...