Mëngjesin e sotëm Binak Gjergjaj u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Pejë. Dyshohet se ai i dha fund jetës duke u varur me çarçafë në banjon e kësaj qendre.
Edhe përkundër tentativës për t’i dhënë ndihmë, ai nuk ka arritur të kthehet në jetë. Sinjali mëson se Gjergjaj ishte 52 vjeçar me prejardhje nga komuna e Klinës.

Foto: Aferdita Gjergjaj
Por, për çka po e kërkonin autoritetet e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Binak Gjergjaj dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë.
Gruaja e tij edhe më tutje rezulton si person i zhdukur në Amerikë”, tha ky burim.

Binak Gjergjaj
Aferdita Gjergjaj, ish-bashkëshortja e Binak Gjergjajt, u zhduk më 26 shkurt të 2001, pasi ishte takuar me Binak Gjergjajn në Auburn Hills të Miçiganit për të diskutuar një çështje të kujdestarisë që përfshinte fëmijët e çiftit.
Gjatë hetimit, siç kishin raportuar mediet amerikane, Binak Gjergjaj gjithashtu ishte zhdukur. Hetuesit amerikanë kanë thënë se ai kishte shkuar në Kosovë.
Makina e Gjergjajt ishte gjetur në natën e 27 Shkurtit 2001 në parkingun e kinemasë së Auburn Hills. Telefoni e Afërdita Gjergjajt, çanta dhe disa fatura ishin në makinën e ish-bashkëshortit të saj, me të cilën ishte divorcuar dy vite para se të ndërronte jetë./Sinjali/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...